ÇMIME EKSTREME PËR FINALEN E CONFERENCE LEAGUE. MUNGOJNË BILETA PËR “VENDASIT”

Tirana është kthyer në epiqendrën e futbollit europian. Më 25 maj  Roma dhe Feyenoordi do të luajnë finalen e Conference League.

Interesi I kësaj sfide e tejkalon “kategorinë” e jashtëzakonëshme. Tifozëritë e të dy klubeve,  do të kenë në dispozicion nga 4000 bileta secila për finalen e madhe, megjithatë mbi 20 mijë italianë janë të gatshëm të zbarkojnë në Tiranë.

Interesant është se Klubi i Romës për ndeshjen me Bodo Glimt në Norvegji ka dhuruar 166 bileta për tifozët që asistuan në Norvegji në humbjen 6-1, ndërsa të tjerat i ka shitur me short për tifozët që kanë pasur një kartë abonimi për sezonin aktual.

Megjithatë jo të gjithë ata që kanë siguruar një biletë, kanë ndërmend të vijnë në Tiranë, pasi disa prej tyre i kanë nxjerrë në shitje në “ebay” për çmime që shkojnë nga 800 deri në 10 mijë euro.

Shifra këto të jashtëzakonshme, aq sa ka nisur edhe një protestë e tifozëve të Romës në rrjetet sociale, të cilët janë ankuar për mënyrën e përzgjedhjes së fansave që u pajisën me një biletë.

Ndërkohë UEFA pritet të hapë nesër shitjen e lirë për rreth 10 mijë bileta, të cilat mund të blihen vetëm në sajtin zyrtar të qeverisë evropiane të futbollit dhe kryesisht për ata që kanë bërë një regjistrim paraprak.

Nga interesimi I korrespondentëve të “Jehona.info” asnjë mundësi nuk ka për biletat në tregun e lirë, çka shton mundësinë e abuzimit me çmimet.

Author: jehona