1. Pema 1- Melankolia
Nëse keni zgjedhur pemën e parë, kjo është për shkak se ju jeni një person që keni tendencë drejt melankolisë.
Ndonjëherë e gjeni veten duke thënë “e gjithë e kaluara ishte më mirë”.
Edhe nëse e shikoni jetën me optimizëm, nuk mund të mos ndiheni nostalgjik, kur shikoni prapa vërtet dëshironi të ktheheni në ato momente të kaluara.
2. Pema 2- Entuziazmi
Nëse keni zgjedhur pemën e dytë, emocioni që ju mbizotëron është entuziazmi.
Jeta duket si një sfidë e vazhdueshme për ju dhe ju vërtet dëshironi ta përballoni atë.
Ju jeni të ngazëllyer për sfidat dhe jeni një person me forcë të madhe për t’i arritur ato.
Ndonjëherë, ju tërhiqeni shumë nga ajo energji që mbizotëron tek ju dhe mund të merrni vendime paksa të nxituara.
Sidoqoftë, nuk ju mungon humori i mirë, dhe në fund të fundit, zakonisht arrini atë që dëshironi edhe nëse duhet të përpiqeni fortë për ta mbrritur.
3. Pema 3- Ankthi
Nëse keni zgjedhur pemën 3, emocioni që ju mbizotëron është ankthi.
Në të vërtetë, koka juaj është një ingranazh i madh që nuk ndalet së lëvizuri.
Ju jeni të vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ndodh rreth jush, ju merrni përgjegjësinë për gjërat dhe njerëzit.
Gjithmonë ekziston një situatë e pazgjidhur rreth jush, dhe ju e keni të vështirë të jetoni me të.
Ju duhet të mësoni të mos i mbani të gjitha përgjegjësitë mbi supe.
Mbi të gjitha, ju zotëroni vetëm jetën dhe shpirtin tuaj, është e vetmja gjë mbi të cilën vërtet keni kontroll.
4. Ndjeshmëria
Nëse keni zgjedhur pemën e fundit, ju jeni një person shumë i ndjeshëm.
E vendosni përherë veten në vend të dikujt tjetër, duke menduar për ta më shumë se për veten tuaj.
Në të njëjtën kohë, kjo ju bën dikë shumë të ndryshueshëm: ju përshtateni me mjedisin, por ndonjëherë, kjo ju çon të humbni pak thelbin tuaj.
Ju jeni një person i mirë, mik i mirë dhe shoqërues.
Por ndonjëherë, ndiheni pak i vetmuar.
Epo, emocioni që ju mbizotëron është ai që ka të bëjë me kujdesin për të tjerët.
Ju duhet të mësoni të kujdeseni edhe më shumë për veten tuaj.
Mos harroni se, nuk duhet të rrini ulur duke pritur që dikush të bëjë diçka të mirë për ju./ Përkthehu: Allnews.al