Çifti shqiptar bëhet viral në TikTok, fejesa në fushën e futbollit merr miliona klikime

Sentila Malaj dhe futbollisti Donald Rapo janë personazhet më të komentuar së fundmi në TikTok. Çifti u bë viral pas një videoje të fejesës së tyre që publikuan në këtë rrjet social.

Videoja e xhiruar nga prapaskenat e setit fotografik, të realizuar në fushën e blertë, ka marrë më shumë se 10 milionë klikime.

Për “Abc-ja e mëngjesit”, Sentila rrëfeu prapaskenat e këtij seti. “Duke qenë se Donaldi është futbollist dhe e ka shumë të vështirë të ndahet nga fusha, tha që patjetër duhet të bëjmë një set.

Kur e kemi parë e kam hedhur në TikTok, por e kam parë që është bërë virale.”, tha Sentila mes të tjerash gjatë emisionit. / abcnews.al
.

 

Author: admin