Vetëm 2 muaj më parë, reperi i njiohur S4MM i dha fund beqarisë së tij, teksa kurorëzoi lidhjen shumëvjeçare me Filis Ismailin, në një ceremoni modeste.
Mirëpo, fansat e reperit kanë vënë re së fundmi, se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke shtuar kështu dyshimet se ata janë ndarë.
Ndonëse përpos këtij fakti, Filis vazhdon të ketë në profilin e saj fotografitë e dasmës.
Dhe pse egziston mundësia që çifti të ketë larguar njëri-tjetrin nga Instagrami pas një sherri të zakonshëm, akoma nuk ka një reagim nga dyshja.