Një çift indian ka realizuar dasmën në fluturim e sipër, me rreth 160 të ftuar në bordin e një avioni.
Arsyeja e zgjedhjes së një vendi të tillë për dasmën, ishte shmangia e rregullave shtrënguese të koronavirusit.
Rakesh dhe Dakshina prenotuan një fluturim nga qyteti i Madurait dhe bënë dasmën të pashqetësuar, ndërsa në vend po ndodh kërdia dhe viktimat e kanë kaluar shifrën 300 000.
Sipas BBC, vendi nga ku u nis fluturimi me dasmorë nuk lejon më shumë se 50 të ftuar në dasmë.
Mësohet se autoritetet e aeroportit nuk ishin aspak në dijeni se çfarë po ndodhte në avion.
Tashmë, çifti dhe të gjithë pasagjerët mund të ndëshkohen me ndalim udhëtimi ajror në të ardhmen.