Mënyra se si fle dhe pozicioni që merr trupi gjatë gjumit nuk është aq i parëndësishëm, por tregon edhe marrëdhënien që ke me partnerin. Pozicionet e gjumit të çifteve janë bërë objekt i një studimi të kryer me 1100 njerëz, i publikuar në faqen online “Edinburgh International Science Festival”.
Nga studimi është vënë re se, përgjithësisht çiftet që flenë në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri janë më të lumtur se pjesa tjetër që flenë në një distancë të konsiderueshme. Po ashtu, nëse trupat flenë duke pasur kontakt me njëri-tjetrin, marrëdhënia është edhe më e lumtur.
Rreth 42 për qind e çifteve që ishin pjesë e studimit treguan se flenë me shpinë nga njëri-tjetri, 31 për qind flinin në të njëjtin drejtim dhe vetëm 4 për qind e tyre flinin ballë për ballë. Rreth 34 për qind e çifteve flenë ngjitur me njëri-tjetrin, 12 për qind, në një distancë të vogël, ndërsa 2 për qind flinin deri në disa centimetra distancë.
91 për qind e çifteve, që flenë me shpinë nga njëri-tjetri dhe preken, janë të lumtur në roportin e tyre.
91 për qind e çifteve, që flenë në të njëjtin drejtim, ngjitur me njëri-tjetrin, janë të lumtur.
76 për qind e çifteve, që flenë në të njëjtin drejtim, por me një distancë nga njëri-tjetri, janë të lumtur.
74 për qind e çifteve, që flenë me shpinë nga njëri-tjetri, por pa u prekur, janë të lumtur.
55 për qind e çifteve, që flenë përballë njëri-tjetrit, janë të lumtur në marrëdhënien e tyre./shkoder.info