Champions /Milani nuk fiton ndeshjen, por rekordin !

Milani regjistron një statistikë rekord! Vërtet nuk arriti të dilte me 3 pikë nga transferta austriake ndaj Salcburgut, teksa barazoi me shifrat 1-1, por ata i janë gëzouar  një rekordi të vendosur për sa i përket mbajtjes së topit.

Plot 65.1% ishte posedimi i topit nga Milani, një shifër rekord kjo, i regjistruar ndonjëherë në Champions nga skuadra kuqezi, që nga sezoni 2003-2004, kur faqja e specializuar e të dhënave, OPTA, filloi t’i mbledhë dhe t’i analizojë ato.

Author: jehona