Champions/ Ja kur luan Tirana.Në horizont Sheriff Tiraspol

UEFA cakton datat finale, ja kur luan Tirana në ChampionsCHAMPIONS LEAGUE

Tirana si kampione e Shqipërisë do përfaqësojë vendin në kualifikueset e Uefa Champions League. Bardheblutë do përballen me Dudelange, skuadrën kampionë të Luksemburgut.

UEFA ka bërë me dije edhe datat finale se kur do luhen përballjet. Skuadra e Orges Shehit do duhet të udhëtojë për në Luksemburg në datën 5 korrik për ndeshjen e parë dhe më pas në 13 korrik luhet ndeshja e kthimit në “Air Albania”.

Nëse kalon më tej, Tirana në turin e dytë do përballet me fituesin e çiftit Pyunik – Sheriff Tiraspol.

Author: jehona