Vajza nga Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u takua me 60-vjeçarin Ress Benson tre vite më parë, ndërsa thotë se tërheqja mes tyre ka qenë e menjëhershme.
Ajo ka deklaruar se pas përfundimit të studimeve, ata pritet të hedhin hapa të mëtejshme, pse jo edhe të martohen.
Leah u njoh me Ress kur ishte vetëm 17 vjeçe, dhe pas kësaj familja e vajzës mbeti e sho kuar dhe e ndaluan që të takohet me të.
Pasi ndenji një vit pa folur, Leah rivendosi sërish kontaktet me 60-vjeçarin, për shkak se siç thotë ajo, tërheqja për Ress ishte shumë e madhe.
Ata u bënë çift zyrtarisht dy vite më parë, pavarësisht kundërshtive të forta të familjarëve të 20-vjeçares dhe miqve të saj.
Për këtë Iidhje ajo nuk pendohet dhe thotë se ata nuk kanë bërë asgjë të gabuar.