Mendoni se sa gënjeshtra të vogla keni thënë në 24 orët e fundit dhe mund të kuptoni se janë shumë. Ne shpesh e gjejmë veten duke thënë gënjeshtra të vogla për t’i bërë të tjerët të ndjihen më mirë për veten, por kur fillojmë të themi vetëm të vërtetën, miqtë tanë mund të mos na pëlqejnë aq shumë.
Ne mund të ndryshojmë mënyrën se si e shohim veten pasi kemi marrë reagime të ashpra, por të sinqerta, si dhe të bëhemi më pranues ndaj të tjerëve. Zbuloni se si do dukej bota nëse filloni të thoni gjithmonë të vërtetën.
NE DO TË ISHIM MË PRANUES DHE FALËS
Një botë e vërtetë do të thotë të kesh përballë të vërtetave të vështira për veten dhe të dashurit e tu. Kjo ndoshta do të na bëjë më falës dhe pranues, pasi ne nuk jemi aq të përsosur vetë dhe nuk do të jemi në gjendje të fshehim papërsosmëritë tona.
NE MUND TË FLEMË MË MIRË
Në një botë ku të gjithë thonë të vërtetën, ka shumë të ngjarë të ketë më pak ankth dhe shqetësim. Pasi të themi një gënjeshtër, të madhe apo të vogël, lehtë mund të qëndrojmë zgjuar natën duke u penduar. Një studim tregon sesi stresi mund të ndikojë negativisht në cilësinë tonë të gjumit, që do të thotë se një mendje e qetë mund të rezultojë në gjumë të qetë.
NE DO TË NDRYSHONIM MËNYRËN SE SI E SHOHIM VETEN
Nëse të gjithë do të na tregonin të vërtetën kur kërkojmë mendimin e tyre, mënyra se si e shohim veten mund të ndryshojë plotësisht. Ju do të merrni reagime më të sinqerta për atë çfarë mendojnë të tjerët për ju, për punën që bëni etj. Mund të mos jetë ajo që dëshironi të dëgjoni, por mund të zbuloni më shumë për veten tuaj.
NE DO TË MËSONIM TË ISHIM MË TË SINQERTË DHE TË SJELLSHËM
Duke qenë më të sinqertë me njëri-tjetrin, nuk do të shqetësoheshim për situata të pakëndshme shoqërore që normalisht i shmangim. Në planin afatgjatë, është më mirë të thuash të vërtetën edhe nëse e dëmton personin sepse mund t’i shpëtojë atyre shumë luftë dhe dhimbje.
T’i thuash një këngëtari të keq që “je shumë i mirë” nuk do ta ndihmojë në përpjekjen e tij për t’u bërë një yll ndërkombëtar. Prandaj më mirë të themi të vërtetën me takt dhe dashamirësi, sesa të gënjejmë.
SHËNDETI YNË DO TË ISHTE MË I MIRË
Një studim tregon se thëniet e gënjeshtrave mund të shkaktojnë shqetësime fizike, ndërsa ata që përpiqen të thonë vetëm të vërtetën raportuan më pak probleme shëndetësore. Ai gjithashtu zbuloi se njerëzit që gënjyen më pak kishin më pak probleme shëndetësore të përditshme, si dhimbje të fytit dhe dhimbje koke.
NE DO TË ZBULOJMË SE CILËT JANË MIQTË TANË TË VËRTETË
Kjo do të ishte një botë ku ne do të mësonim se çfarë mendojnë vërtet miqtë tanë për ne dhe cilët janë miqtë tanë të vërtetë. Shumë shpejt do të zbulonim se kush po rri me ne se na do dhe kush po rri vetëm për interesa.
DO TË OFENDOHESHIM SHUMË MË SHPESH
E vërteta mund të lëndojë kur miqtë tanë na thonë se rrobat tona nuk duken bukur, nuk pëlqyen gatimin ose faktin që nuk duan të na shohin më. Në fakt, ndonjëherë gënjeshtrat e pranueshme shoqërisht janë një pjesë e rëndësishme e miqësisë.