Çfarë i mungon dikujt që ka githçka? Blerjet më të çuditshme të pasanikëve

Çfarë mund të blejë dikush që i ka të gjitha? Ndërkohë që pyesni veten, mund të shokoheni nga blerjet e çuditshme që bëjnë njerëzit e pasur, treguar nga njerëz të tjerë që ende s’kanë arritur ta procesojnë si informacion.

1.”Ashensor për makinat e tyre.”

2.”Unë njoh një familje që kanë shumë punonjës në shtëpi, përfshi këtu edhe dikë që është përgjegjës për pajisjet e tyre elektronike. Pra, puna e tij është t’i karikojë telefonat dhe lap top-at në shtëpi.”

3.”Filma të porositur që të tregojnë për jetën e tyre”.

“Njoh njerëz shumë të pasur që kanë blerë pilula që urina e tyre të dalë me xixa.”

5.”Kam qenë shumë shokë me një çift familja e të cilëve ishte super e pasur. Shtëpitë e tyre ishin përrallore, por dhe shtëpitë e fqinjëve aty pranë. Ata, që të mos kishin të bënin fare me komshinjtë, blenë dhe shtëpitë e tyre!”

6.”Qiellgërvishtëse me emrat e tyre në to.”

7.”Njoh njerëz që kanë blerë një kat të tërë vetëm për festa. Madje, kishin edhe një ashensor që të nxirrte direkt tek ky ambient.”

8.”Kam dëgjuar për një familje që kishte punësuar një menaxher shtëpie. Ky njeri jeton në shtëpi me familjen e pasurr dhe menaxhon gjithçka. Punët e shtëpisë, gatimet, sigurohet që ka gjithnjë ujë dhe çdo detaj tjetër të jetë gati para se pronari të vijë në shtëpi.”

9.”Koha është diçka të cilën s’e blejmë dot me para, por njerëzit e pasur gjejnë zgjidhje të tjera për ta shpenzuar sa më mirë. Si përshembull, udhëtojnë me avion privat për të shmangur pritjen në aeroport, apo mësojnë nga diçka të re çdo ditë për të qenë gjithnjë të përgatitur.”

Author: admin