Çfarë do të ndodhë me çmimin e energjisë elektrike në vendin tonë? Ministrja Balluku bën publike faktet dhe ka një paralajmërim

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka reaguar sot në lidhje me krizën energjetike që i kanoset vendit tonë. Balluku tha se 2022 pritet të jetë një vit i thatë.

Sipas Ballukut të gjitha vendet, kanë rritur, në mos dyfishuar çmimin e energjisë elektrike, ndërkohë që qeveria shqiptare tha ministrja, ka ruajtur disa fasha, siç janë konsumatorët familjarë, dhe biznesi i vogël dhe i madh.

“Kriza energjitike nuk ka nisur as tani, as në fillim të këtij viti, ka nisur që në verën e kaluar, kemi marrë të gjitha masat, ndërkohë që çmimet e importit kanë filluar që të rriten që në muajin Shtator.

Në Shtator -Tetor, ne filluam që të blinim në shifra shumë të larta, gjatë asaj periudhe ministria e financave ka vëë një kredi, nga garancia sovrane, për të mbuluar kostot. E gjitha fasha që përfshin konsumatorët familjarë, biznesin e vogël dhe të mesëm, është marrë vendimi që të mbrohet nga qeveria.

Jemi përpara një fakti, që nga Janari i 2022, bizneset e mesme duhet të dilnin në treg të lirë, dhe qeveria ka vendosur që ti ruajë deri në fund të muajit Maj, ku do të ulemi sërish në tryezën e diskutimit. Ndërkohë që biznesi i madh, edhe më herët ka operuar në tregun e lirë të energjisë.

Do ti referohem vetëm vitit 2022, ne përdorim gjithmonë kaskadën, shiu është bërë një luks në Shqipëri, presim ndonjë ndryshim të vogël deri në 20 Mars, por ky pritet që të jetë një vit i thatë”, tha Balluku.

Sipas shifrave të deklaruara nga Balluku, në 4 muajt e parë të vitit qeveria shqiptare ka dhënë 320 milionë euro për furnizimin me energji.

Çmimet që janë rritur sipas Ballukut, në shtetet e tjera:./Shqiperiaime.com.al

 

Author: admin