Fevziu: Nuk janë pasuruar njerëz në kohet kur ke drejtuar?
Berisha: Unë aleatë kam pasur republikanë, demokristianë, LSI dhe Shpëtim Idrizin. Çfarë aferash i kanë dalë atyre?
Fevziu: Po zoti Meta ka shkuar në Gjykatë. Fatmir Mediu ka mbyllur çështjen.
Berisha: Edi Rama e mbrojti Fatmir Mediun? E ka çuar dy herë në gjykatë të lartë. Sali Berisha i ka hequr imunitetin e tij. Të më thotë dikush mue, me çfarë e pasuroi Sali Berisha Fatmir Mediun?
Fevziu: Ja pra është ngritur çështja e Gërdecit.
Berisha: Për çështjën e Gërdecit janë dënuar 40 vetë. Është dënuar shefi i shtabit i përgjithshëm. Janë dënuar disa gjeneralë. Fatmir Mediu për një vendim të gjykatës së lartë nuk u gjykua, por Edi Rama e ka dërguar dy herë. Ilir Meta, doli video që ëishte 29 herë copy paste. Ai dha dorëheqjen. Ndonëse prokuroria nuk e çoi në gjykatë, ai shkoi vetë në gjykatë. Presion politik bëhet kur nuk i hiqet imuniteti. Kur i hiqet imuniteti nuk ka presion politik. Nëse ti e merr që i paska bërë presion, nxirre kush i bëri presion. Fatmir Mediu këtë Delijorgjin e ka dërguar në Prokurori.
Fevziu: Po familjarët tu?
Berisha: Bashkëshortja ime ka punuar gjithë jetën e vet në të njëjtën lagje dhe nuk ka qenë kurrë anëtare e asnjë bordi për të marrë shtesë rroge. Bashkëshortja ime ndoshta mund të jetë më e pakta në këtë vend që punon nga 50 vite për vullnetarizëm për fëmijët autikë. /korrieri