Bushati: Pse mediat e inceneratorëve po mbrojnë Edin dhe po shajnë Ahmetajn ?

Mediat pro-qeveritare, të cilat janë denoncuar se kanë marrë financime nga inceneratorët edhe nga një raport i Departamentit të Shtetit, kanë sulmuar më ashpër se të gjitha ish-zëvendësin e Edi Ramës, Arben Ahmetajn.

Edhe këto ditë që Ahmetaj është larguar nga vendi, ato po vazhdojnë sulmet, duke marrë nën mbrojtje Edi Ramën.

Gazetari Andi Bushati ka ironizuar me këtë situatë.

Një gjë më bën përshtypje: Sot mbrojnë Edin dhe shajnë Benin të gjitha ato media që kanë marrë miliona nga inceneratorët.

Prandaj lind pyetja: Kush ka qenë pronari i vërtetë?

Apo dhe këto media i ushqente Ahmetaj me mollë dhe dardha pas shpinës së shefit,” shkruan ai.

Author: jehona