BURRI QË KA 16 GRA DHE 151 FËMIJË, PLANIFIKON MARTESËN E 17-Ë

E kishit dëgjuar më parë për një familje që ka 151 fëmijë?!

Misheck Nyandoro, nga Zimbabve ka 16 gra dhe 151 fëmijë.

Dhe në fakt burri nuk ndalet, ai dëshiron të vazhdojë me shtimin e familjes.

Sipas “The Herald”, puna e tij me kohë të plotë është që të kënaqë gratë e tij, duke shtuar se po kërkon më të reja.

Ndërkohë, sipas tij, janë fëmijët ata që i japin dhurata të shumta, duke e lejuar që të bëjë një jetë luksoze.

“Po bëj projektin tim të poligamisë. E kam nisur në vitin 1983 dhe nuk do të ndalem derisa të kem jetë.

Aktualisht, po planifikoj dasmën time të 17-të.

Të gjitha gratë e mia gatuajnë dhe unë ha vetëm ushqime të shijshme.

Nëse gatimi nuk është në standardin e duhur, e hedh në plehra.

Ato i dinë rregullat dhe nuk inatosen kur ia hedh në plehra atë që kanë gatuar, por mësojnë që herën tjetër të gatuajnë më mirë”, tregon afrikani

Author: admin