Asnjëherë nuk do të jetë e lehtë, kur bëhet fjalë për emrat e fëmijëve.
Por gjëja e rëndësishme është që një vendim i përbashkët do të merret gjithmonë midis nënës dhe babait. Të paktën kjo është ajo që një njeri mendon se kur të vijë rasti…
Megjithatë, një çift pati probleme kur gruaja vendosi t’i vinte që djalit t’i vinte emrin e ish-partnerit të saj. Ai tregoi se si çifti kishte rënë dakord për disa emra, por mbeti i tronditur kur erdhi puna për të nënshkruar certifikatën e lindjes.
Duke shkruar në Reddit, burri zbuloi se si kuptoi që partnerja i vuri emrin e ish-të dashurit djalit të tyre.
Pas katër vjet lidhje, çifti mirëpritën fëmijën e tyre të parë dhe kishin vështirësi të arrinin në një vendim përfundimtar për emrin, shkruan Daily Star.
Vetëm kur vështroi certifikatën e lindjes, burri vuri re emrin e ish- partnerit të së dashurës së tij.
Burri tha se nuk kishte pranuar të nënshkruante certifikatën për emrin derisa partnerja e tij të vendoste emrin që kishin rënë dakord.