I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi.
Ai ka komentuar situatën alarmante me sigurinë në vend dhe kanabizimin e territorit me dijeninë e policisë dhe strukturave shtetërore.
- Dhe dua të shtoj edhe diçka tjetër. Ne nuk kemi ngelur vetëm te kanabisi. Në të gjithë raportet ne vijojmë të jemi furnizues i rëndësishëm i Evropës me kanabis. Por çfarë ka ndodhur ne 2015-2016 është që kokaina ka hyrë në Shqipëri edhe më shumë, dhe të përmend dy- tre fakte që i kishte edhe raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili harton një raport vjetor për luftën kundër drogës dhe pastrimin e parave.
Në vitet 2016-2017 e më tutje thotë që Shqipëria është kthyer përveçse furnizues i rëndësishëm me kanabis edhe një nga portat kryesore hyrëse të kokainës në Evropë. Pra, krimi i organizuar shqiptar bëri një hop cilësor nga kanabisi te kokaina dhe nga një hallkë në këtë zinxhir të narkotrafikut kaloi në kontrollues, nga vendi i burimit në Amerikën Latine.
Por ka edhe me Turqinë që bëhet shkëmbimi.
Raporti flet për shkëmbimin e kanabisit me Heroinë në Turqi. Por nga Amerika Latine deri në Evropë tashmë kontrollohet i gjithë zinxhiri. Pra nuk jemi më një hallkë në një rrjet trafiku që kontrollohen nga të tjerët por jemi kthyer në një bazë. Raporti thotë në një bazë operacionale e krimit të organizuar ndërkombëtar…