26 vjeçarja braziliane Elisane Silva, nisi të vërente se ishte më e gjatë nga shoqet e saj të klasës që kur ishte 10 vjeçe, ndërsa tani ajo ka arritur gjatësinë 2.15 metra.
Aspirantja për modele besohet se është “një nga femrat më të gjata në botë” dhe ka folur për gjendjen e saj, që përfshin çrregullime hormonale.
Nëna e saj Ana Maria Ramos është vetëm 1.60 metra e gjatë ndërsa babai Luiz Jorge është 1.70, prandaj ata besojnë se nuk ka të bëjë me genet e tyre.
Por për shkak të një tumori beninj (jo-agresiv) në gjendrat pitulare të trurit, ajo pësoi çrregullimin e gjigandizmit prej super prodhimit të hormonit të rritjes.
Elisane nuk e kishte idenë për tumorin që zotëronte deri në vitin 2010 kur bëri testet në një program televiziv pasi familja e varfër nuk mund të paguante për to.
Në vitin 2015, ajo punonte si modele dhe u martua me 31 vjeçarin Francinaldo Da Silva Carvalho, i cili është vetëm 1.62 i gjatë.
Prej gjatësisë së saj Elisane nuk ka pasur një fëmijëri të thjeshtë pasi ngacmohej shpesh teksa të tjerët e thërrisnin emra të ndryshëm ofendues si “xhirafë” , “shtyllë” e të tjera.
Vajza tregon: “Kujtoj që mbyllesha në shtëpi dhe ndjehesha aq keq nga komentet dhe fjalët që njerëzit thonin vazhdimisht”.
“Më në fund vendosa të heq dorë, ishte një vendim shumë i vështirë pasi doja të studioja. Asokohe isha 17 vjeçe kështu që prindërit nuk mund të më influenconin shumë. Nuk e dija se ku do të përfundoja në jetë”.
Ajo është njohur me bashkëshortin e saj në 2011 kur çifti ranë shpejt në dashuri, megjithë diferencën e gjatësisë trupore.
Elisane shpjegon: “Ndjeva një tërheqje të menjhershme që në momentin kur e takova, as nuk e vura re fare gjatësinë e tij.”
“Francinaldo është vetëm 1.62 i gjatë, rreth 50 cm më i shkurtër se unë – por nuk prishte punë.”
“Megjithse ai ishte kurioz për gjatësinë apo shëndetin tim, nuk bënte asnjëherë komente të liga apo tallëse, as nuk më gjykonte”.
“Rashë kokë e këmbë me të pasi ishte personi i parë që më trajtoi si qenie njerëzore, dhe jo si një monstër e natyrës”.
Elisane shton: “Na bëjnë komente edhe kur jemi në rrugë, por tashmë unë nuk jam qendra e vëmendjes pasi ne kemi djalin tonë të mrekullueshëm”.
“Angelo është tashmë 1 metër i gjatë, por nuk besoj se do të rritet sa unë, pasi me sa di gjendja ime nuk është e trashëguar”.
“Ai do të rritet me gjatësi normale – por dhe nëse jo, duhet ta pranojë dhe ta duajë veten e tij me çdo gjë që i jepet”.
Tashmë Elisane po punon për t’u bërë model profesionale, një ëndërr që i kishte që kur ishte adoleshente.
“Kam mësuar ta dua veten për veçoritë e mia unike. Kam gjetur një burrë që më do, kam një djalë të mrekullueshëm dhe i jam mirënjohëse Zotit”.