Eksperti i bujqësisë Ervin Resuli komentoi në edicionin e pasdites me Bled Markun në Syri Tv braktisjen që qeveria iu ka bërë fermerëve. Resuli theksoi se fermerët janë lënë në mëshirë të fatit.
“Dua të kujtoj së fundmi dëmet nga breshëri në Korçë, dëmet janë të pallogaritshme. Puna e një viti iu shkon dëm.”-tha Resuli.
Ai theksoi se realiteti është më i hidhur nga se referon INSTAT-i. Eksperti deklaroi se prodhimtaria është në rënie ndërsa shtoi se zëri i fermerëve që prej vitesh protestojnë, ka rënë në vesh të shurdhër.
“Ka rënie të dukshme në prodhimtari. Me propaganda pretendojnë se është mirë. Çmimet janë rritur. Në aspektin e prodhimit, bujqësia është në rënie.
Femrerët prej vitesh protestojnë, janë përpjekur për të tërhequr vëmëndjen e qeverisë, por në pjesën dërrmuese të rasteve kanë rënë në vesh të shurdhër.
Krahasuar me rajonin, janë shumë më pak të mbështetur nga qeveria. Shumë larg standardeve.
Fermerët kanë protestuar, do i shohim prap në rrugë, ata pak që kanë mbetur. Të ngremë zërin sepse sa më të varfër të jenë fermerët, ky është problem për konsumatorin.
Përralla nga kryeministri i shkëputur nga realiteti, gënjen ditën për diell. Tallje për një shtresë të madhe të shoqërisë.”-tha Resuli.