Ish-kapiteni i Juventusit në France Football: “Ajo që ndodh në Juventus bën gjithmonë shumë zhurmë, prandaj ka qenë në qendër të skandaleve”
Simboli, kapiteni i së kaluarës, ikonë dhe personalitete, jo vetëm të Juventusit dhe të kombëtares, por të futbollit italian në përgjithësi. Gianluigi Buffon, portieri i Parmës, i intervistuar nga “France Football”_i iu përgjigj edhe pyetjeve më të mprehta për Juventusin si ato të skandale: “Është një skuadër që ka gjithmonë shpatën e Damokleut mbi kokë, sepse është gjithmonë në qendër të vëmendjes në Itali nga tifozët dhe kundërshtarët e saj. Ajo që ndodh me Juventusin gjithmonë bën shumë zhurmë. Ajo është akuzuar për shumë gjëra, shpesh është dënuar edhe për gjëra që pak a shumë i kanë bërë edhe klubet e tjera dhe këtë e them pa u vënë në mbrojtje të ekipit. Kur kjo ndodh me Juventusin, të gjithë të tjerët fshihen pas saj, sepse e dinë që ajo është ajo që lëshon zhurmën më të madhe. Juve dënohet për gjërat e bëra edhe nga të tjerët”.