Kostoja e lartë e jetesës ka shkaktuar revoltën e qytetarëve, që kanë dalë në protesta në Bruksel.
- “Kur kthehesh në shtëpi, dhe sidomos kur ke fëmijë dëshiron të qëndrosh ngrohtë. Ne nuk duhet të bëjmë llogaritë për përdorimin e energjisë. Plus, duke pasur parasysh se sa janë rritur faturat , ato marrin një pjesë të madhe të pagës sonë, merr këtu parasysh benzinën, taksat, makinën, qiranë. Nëse i mbledh të gjitha, duhet të zgjedhësh të udhëtosh, të ngrohësh shtëpinë ose të hash. Nuk mund të imagjinohet kjo në vitin 2022”.
Rreth 16,500 njerëz ishin të pranishëm në këtë protestë , e cila u organizua nga sindikatat që përfaqësonin shumë punonjës të sektorit publik të cilët kërkojnë paga dhe kushte më të mira pune.
- “Politikanët duhet të vendosin veten në vendin e popullit. Ata duhet të mendojnë për faktin se ne nuk kemi të njëjtën pagë, nuk kemi të njëjtat avantazhe. Do do të doja që ata të ishin në vendin tonë për të parë nëse do të ishin në gjendje të gjejnë zgjidhje”.
Çmimet e gazit dhe të energjisë elektrike janë rritur për shkak të luftës në Ukrainë dhe qytetarët shprehen se nuk i përballojnë dot.
Qeveria thotë se nuk ka para por kur bankat kishin probleme, ose siç e pamë me COVID-19, është gjithmonë e mundur të nxirren disa para. Ka opsione, ka zgjidhje.
Inflacionit në Belgjikë ishte 10.63% në nëntor, ndërsa inflacioni brenda zonës euro është rreth 10%.