Nga Alba KEPI
Vetëm në 24 orë shtypi britanik rrefeu te vertetat e nje regjimi qe investon në propagandë lista-fejsbukiane, populiste e egoiste, në vend te nje programi strategjik, kombëtar e investues për të ardhmen e të rinjve.
Ja të vërtetat jashtë propagandës:
1- Mafia shqiptare po korrupton dhe Europën, shkruajneë
“Hoë the Albanian mafia corrupted Europe”!
- E qarte tashmë kur prej vitesh është hedhur pyetja se si askush nuk fliste e komentonte në gjeopolitikën e median europiane, shkeljet flagrante të ligjeve e të drejtave të shqiptarëve për të zgjedhur pa iu prekur vota, për të investuar pa iu kërcenuar prona e për të jetuar me një page dinjitoze e jo me pagë papunësimi.
2- Varfëri e krim!
‘Ëe all ëant to leave’: poverty, not crime, fuels the urge to flee Albania”!
- Kriminaliteti ka pushtuar zona e territore e menaxhon ekonominë lokale në dëm të sipërmarrësve të ndershëm e familjarëve që mbeten të papunë e emigrojnë.
Emigrojnë nga varfëria, pasiguria e jetës e mosrruga për të ardhmen!
Emigrojnë duke pasuruar po bandat kriminale që pasurohen me trafikun e shqiptarëve në Europë e trafiqet të tjera, që përdoren për të investuar kriminalitetin e fitimet e tyre.
3- Shpopullimi, shkollat pa nxënës e fshatrat pa banorë.
- Por dhe nga nje model i shëmtuar e pa moral që serviret sot në TV e media, me individë pa vlera, të afërm, dashnore, e fëmijë politikanësh horrash me rolex e jaguar!
4- Vend riciklimi i parave të kokainës, hashashit e marijuanës.
5- Propaganda e gënjeshtra me të cilën po qeveriset ky vend me një regjim demokraci false.
- KM shqiptar akuzon për gjithcka imperializmin e kapitalizmin anglez qe ka halle shume e i kamuflon me problemet shqiptare!
6- Vazhdojmë të hedhim valle në gojë të ujkut që nga 1944….
7- Tradhti është kush vjedh kombin, pasuritë kombëtare e varfëron shqiptarët që detyrohen të emigrojnë!
- E turp kush në vend të një mea colpa, akuzon mediat e diplomacinë britanike se është kundër shqiptarëve!
- Ka gabuar Eurostat, mbi shifrat preokupuese të emigracionit shqiptar në Europë?
- Ka gabuar INSTAT mbi tkurrjen çdo vit të popullsisë shqiptare që largohet?
- Kanë gabuar ente botërore të drejtësisë e ligjit, rendit e sigurisë mbi egërsine e krimit, riciklimin e kokainës, epersinë e korrupsionit shqiptar?
- Janë ata njerëzit e thjeshtë, shqiptarët me halle e pa shprese që rrëfejnë të vërtetat e këtij realiteti!
- Janë ata që intervistohen në këto media e jo opozita!
- Janë këta shqiptarë që ju është rikthyer zëri falë mediave të huaja, për të rrëfyer dramën e vatrave e sofrave bosh!