187 milionë euro për 440 klubeve të ndryshme nëpër botë. Kjo është shifra që FIFA ka shpërndarë si çmim për skuadrat që furnizuan përfaqësueset pjesëmarrëse në Botërorin 2022 në Katar me futbollistë.
- Turneu i parë në histori në Lindjen e Mesme prodhoi 6.7 miliardë euro përfitime për konfederatën botërore të futbollit. Ashtu si ka ndodhur edhe më parë, një copë e tortës i shkon edhe klubeve, në të cilat luajnë futbollistët pjesëmarrës.
Klubet që përfituan më tepër janë anglezet, me 33,8 milionë euro për 46 skuadra
21 milionë shkuan për klubet spanjolle.
Manchester City ishte ekipi që siguroi më tepër të ardhura, me 4,1 milionë euro, i ndjekur nga
Barcelona me 4 dhe
Bayern Munchen me 3.9 milionë euro.
Serie A përfitoi 16.7 milionë euro në total.
Aty kryeson Juventusi, që arkëtoi 2.7 milionë, Interi 2 dhe Milani 1.4 milionë euro.
- FIFA ka paguar rreth 9 mijë euro për çdo ditë që futbollistët qëndronin në përfaqësuese gjatë Katar 2022. Natyrisht që lojtarët të cilët prodhuan më tepër të ardhura ishin ata të dy finalisteve, Argjentinës dhe Francës, me shifrën që kalonte 350 mijë euro.
Në total bëhej fjalë për 837 futbollistë pjesëmarrës. Përveç ekipeve elitare, nga fondi i FIFA-s përfituan 78 skuadra nga kategoritë e dyta,13 nga të tretat, 5 nga kategoria e katërt dhe një nga e pesta. Në edicionet e Botërorit 2026 dhe 2030, shpërblimi për klubet pritet të jetë rreth 320 milionë euro.