Bora Zemani dhe Donald Veshaj po përjetojnë një histori të bukur dashurie krah njëri-tjetrit pas disa ndarjeve të shkurtra, duke marrë vendimin për të nisur bashkëjetesën.
Pavarësisht se herë pas here janë përfolur për ndarje, Bora ka vendosur të japë një sinjal të ri nga lidhja e saj, duke postuar dy foto me Donaldin, që tregojnë shumë për marrë dhënien e tyre.
Në imazhin e parë bardhezi të publikuar në “Instastory” nga Bora, shihet që ajo i ka “shtrë nguar” buzët moderatorit dhe krahas postimit ka etiketuar Donaldin dhe e ka pyetur: “Kështu?”.
Ndërsa në imazhin e dytë është Donaldi ai që ka “shtrënguar” Borën nga buzët, teksa kjo e fundit shkroi: “Apo kështu?”.
Ndërkohë, në fotot e ripostuara nga Donaldi në llogarinë e tij në “Instagram”, moderatori i ka dhënë një “përgjigje” Borës, duke zgjedhur imazhin e dytë.
Kjo është lëvizja e parë me foto, pas një deklarate të Borës në lidhje me rëndësinë që ka Donaldi në jetën e saj. Gjatë një interviste të zhvilluar vitin e kaluar, Bora tha se Donaldi është dashuria e jetës së saj.
Por më vonë patën disa mos marrëveshje dhe madje i fshinë të gjitha fotot çift që kishin postuar në rrjetet e tyre sociale. Më pas, e ftuar të ”Shiko kush luan”, Bora tregoi se jo vetëm e kishte rregulluar marrë dhënien, por ishte e bindur se Donaldi është zgjedhuri i saj.
Ajo u bë pjesë e lojërave, sfidave të ndryshme, si dhe iu përgjigj pyetjeve pik ante për të rrëm byer sa më shumë pikë për skuadrën e saj. Një ndër pyetjet lidhej me jetën e saj private: “A është Donaldi përputhja jote, pra dashuria e jetës tënde?”.
Pa hezituar, moderatorja u përgjigj: “Po, sigurisht!”.
Ndërkohë, Donald Veshaj nga ana e tij tregoi se di si ta bëjë të lumtur Bora Zemanin, dhe së fundmi ka realizuar një portret shumë të bukur të moderatores. Aktori ka postuar një video ku shfaq procesin e realizimit të këtij projekti, duke i bërë edhe një dedikim partneres.
“Për ty Bora”, shkruan Donaldi krah surprizës që çdo vajzë do ta donte, duke shprehur kështu talentin në pikturë, degë për të cilën ka ndjekur studimet e larta në Universitetin e Arteve.
Përpos deklaratave të dashurisë që i bëjnë njëri-tjetrit në jetën e përditshme, për Borën e Donaldin ka vend edhe për ta shprehur dashurinë në rrjet.
Kështu, tre muaj pas ribashkimit ra në në sy komenti i Borës, ndërsa i drejtohej Donaldit me fjalët: “Të duaaaa”, dhe Donaldi që ia ktheu: “Unë më shuuuumë”.
Kujtojmë që çifti janë bashkë prej gati tre vitesh dhe ndonëse në fillim preferuan ta ruanin larg publikut lidhjen e tyre, tani nuk i kursejnë deklaratat e dashurisë. Gjatë kësaj periudhe, ata kanë pasur ndarje të shkurtra, por që i kanë superuar duke e kaluar lidhjen në tjetër nivel.
Së fundi, moderatorja e ‘Për’puthen” u bë qendër e lajmeve rozë dhe postimeve në “Instagram”. Shk ak për të këtë u bënë disa biseda, ku sipas komentuesve të ndryshëm, Bora i ka kërkuar një personi të saj të njohur të mbyllë një profil në “Instagram”.
Në “screenshoot”-et e postuara, Zemani shprehej se personi në fjalë po i prish punë produksionit të “Për’puthen” duke zbuluar të shkuarën e konkurrentëve.
Mirëpo, në një reagim në “Instagram”, Bora ka treguar se e gjitha kjo është manipulim dhe mesazhet ishin false. Këtë sezon televiziv Bora Zemanin e shohim në drejtimin e “Për’puthen” në “Top Channel”, ndërkohë që së fundmi u rikonfirmua romanca me Donald Veshajn, i cili po ashtu, përmendjes në mesazhet private të “Instagram”-it, të cilat ajo mohoi të ishin të sajat.
BORA DHE DONALDI, ISH-KOLEGËT QË U BËNË TË DASHUR
Kanë kaluar gati tre vjet që kur moderatorja Bora Zemani filloi të shoqërohej me një nga vëllezërit binjakë të spektaklit të humorit “Al Pazar”, Donald Veshaj.
Vëllai misterioz dhe i diplomuar për pikturë i Romeo Veshajt nuk e fsheh tashmë lidhjen me Borën, të cilën e kishte edhe kolege në projektin televiziv “Treshat”, pjesë e të cilit ishte edhe Romeo.
Bora është një mami e lumtur e djalit të saj Arbor nga martesa me DJ Vin Velin, ndërkohë që Donaldi është beqar dhe tashmë ata e shohin njëri-tjetrin si një familje, pasi kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë.
Kështu, pas fotove që Bora postonte nga shtëpia e Donaldit në Vlorë, erdhën fotot e pushimeve të tyre në Jug, ku Bora shfaqej në fillim me gërshetat ngjyrangjyra.
Me shumë gjasa i bëri posaçërisht kur vendosi të deklarohej si e dashura e piktorit, Donald, i cili në ekran njihet si aktor humori. Pak kohë më parë, Bora kishte bërë një foto duke pirë kafe në kuzhinën e Donaldit, të shoqëruar me diçiturën: “Gjithçka çfarë dua është dashuri dhe një kafe!”.
E disa javë më pas, në programin “E diela shqiptare” ku gatuante Donaldi, ndjekësit vunë re që kuzhina ku kishte bërë fotot Bora ishte, në fakt, shtëpia e Donaldit. Gjatë këtij emisioni, ku ishte prezent edhe Ardit Gjebrea, meqë ishte puntata e fundit e programit “E diela shqiptare”, Arditi nuk la rast pa i ngac muar Borën dhe Donaldin për marrë dhënien e tyre të dashurisë.
Në një moment, teksa zbritën shkallët e restorantit, Donaldi veshi sandalen e Borës dhe i pyetur nga Gjebrea, e ka cilësuar atë si Hirushe. “Dhe kur e pyes unë ‘Je ti Hirushja’, ajo thotë po! Pyes Donaldin ‘Je ti princi’? Ai thotë po”.
Shpesh, paparazzi i “Panorama Plus” i ka fotografuar të veshur në stilin sportiv në shoqërinë e njëri-tjetrit, fakt që tregonte se ata ishin 24 orë në 24 bashkë, për shk ak edhe të projektit të përbashkët që bënin në televizion si kolegë.
Prezantuesja, e cila i dha fund lidhjes disavjeçare me Dj Vin Velin, vendosi ta konfirmonte deri diku historinë e re të dashurisë në emision.
Prej muajsh përflitej se ajo dhe aktori ishin në një lidhje, por në fillim u komentua si një thashethem i radhës. Por lajmi kishte një ekskluzivitet në ekranin e televizionit ku transmetohej programi i tyre “Treshat”.
Bora, Donaldi dhe Romeo ishin të ftuar në “Tring Stars” për të folur për projektin e ri që i bëri bashkë në televizion e teksa zbuluan shumë rreth emisionit të tyre, gjatë intervistës ranë në sy ngacmimet që Donaldi i bënte Borës.
Fillimisht, Donaldi i përmendi Borës këmbët e lyera me krem shkëlqyes dhe moderatorja i bashkoi këmbët e saj. Ndërsa Romeo i bëri shumë komplimente ‘kunatës’.