Arjan Konomi është ndër emrat më të përfolur ditëve të fundit, kjo dhe për vetë rolin që ai ka në emisionin “Për’puthen”.
Së fundmi ai ka njoftuar se do të jetë pjesë e një bashkëpunimi me këngëtarin e njohur shqiptar, Sinan Hoxha.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në InstaStory ai ka dhënë më tepër detaje rreth këtij projekti.
“Pas zhgënjimit me Mazllëmin që më përdori thjesht si figurant në videoklipin e tij dhe dëshirat e mija artistike janë më të larta, tani po flas për një bashkëpunim tjetër me këtë figurën këtu, apo jo Sinan Hoxha?”, ka thënë Arjani.
Ndërkohë këngëtari e ka pohuar këtë gjë duke njoftuar fansat se dyshja do të sjellin një duet shumë shpejt.
Jemi gjithë sy e veshë të mësojmë se çfarë po kurdisin Sinani dhe Arjani së bashku.
Ndërkohë, Konomi është po ashtu pjesë e videoklipit të këngës së Mevlanit në bashkëpunim me Sabianin po mesa duket kjo nuk i ka mjaftuar sepse egoja e tij artistike shkon më tej sesa të shfaqet si figurant dhe nuk dihet akoma në çfarë roli do e shohim opinionistin kësaj here.
Kujtojmë se kënga ku shihet dhe Arjani titullohet “KÇK” (Kap ça të kapësh), si version i ri i këngës së tij “Binjaket”.
Kë të marrë e kë të lërë mes bjondes dhe brunes është dilema më e madhe e Mevlanit në këngë. /Iconstyle