Tensioni mes Izraelit dhe Rripit të Gazës është rikthyer sërishmi dhe këtë radhë është futbolli ai që e ka pësuar. Si pasojë e këtij konflikti janë rikthyer boombardimet, çka ka bërë që të anullohet miqësorja e luksit mes Juves dhe Atletico Madridit.
Në fakt Atletico ka dale e “fituar” sepse nuk është nisur për në Izrael, aty ku ndeshja do të zhvillohej nesër në orën 20:30 në stadiumin Bloomfield në Tel Aviv, ndërkohë që juventinët I kanë ofruar stadiumin e tyre këtij takimi.
Si rrezultat testi i fundit veror i të dyja skuadrave para nisjes së kampionatit është spostuar të luhet në “Allians Stadium” të Torinos neser ne 20:45’.
Përgatiti Rubin Kristo