Prostuesit kanë mbushur gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Shqiptarët e shumtë në numër janë ngritur sërish në protestë, në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve. Ashtu siç u njoftua dhe në rrjetet sociale, tubimi në kryeqytet nisi në orën 11:00, ku qytetarët si fillim u mblodhën në sheshin Skenderbej dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Lajtmotivi i protestës së sotme është ‘Boll na vodhët!”, që do të prijë protestën e sotme, që thuhet se do të zgjasë.
Pjesëmarrja e protestuesve është tejet e madhe, bulevardi është mbushur plot.
Prej së mërkurës qytetarët kanë dalë në protesta nga Veriu në Jug, për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe rritjes së çmimit të të gjitha produkteve ushqimore dhe taksave./durreslajm.al