Autorja e programit “Përputhen”, Olsa Muhameti ka reaguar pas videos së Teas. Në video ajo shprehet se Olsa i ka detyruar të vazhdojnë me emisionin, për përfitimet e saj.
Ish-konkurrentja thotë se bizneset i bën të gjitha Olsa dhe që ata vetë nuk kanë marrë lekë nga kjo. Pas videos në fjalë, autorja e programit ka reaguar me një postim në Instastory.
Ajo ka publikuar një shprehje, në të cilën thuhet: “Nuk mund ta ndryshosh mënyrën si njerëzit të trajtojnë, apo se çfarë thonë për ty. Gjithçka që mund të bësh është të ndryshosh mënyrën si reagon ndaj tyre”.