Gazetari Blendi Fevziu, thotë se amerikanët janë kritik në çështjen krimit të organizuar dhe favorizimit ndaj krimit, nisur edhe nga intervista e fundit me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Në një intervistë për ”Euronews Albania”, gazetari pohon se është krimi i organizuar që fillimisht financon politikën e më pas politika financon krimin e organizuar me paratë publike. Për të kjo metodë ka qenë dështim për shumë vende, ndërsa shtoi se një vend nuk zhvillohet kurrë me paratë e krimit.
- “Amerikanët ishin shumë kritik në çështjen e parave, krimit ë organizuar, dhe favorizimit ndaj krimit. Është një filozofi e vjetër e diplomatëve dhe ndërkombëtarëve, që pretendojnë se paratë e krimit vijnë fillimisht si një përfitim për vendin, pastaj këta njerëz që i hedhin këto para për të fuqizuar ekonominë bëhen vetë biznesmenë dhe pastaj shkojnë marrin tenderat e shtetit. Është krimi i organizuar që në fillim financon politikën, pastaj është politika që financon krimin e organizuar me paratë publike. Kjo ka qenë dështim në shumë vende. Nuk ka kurrë presperioritet dhe mirëqenie me paratë e krimit, nuk ka zhvillim kurrë me paratë e krimit”