Një denoncim ka mbërritur sot në redaksinë e CNA.al, në lidhje me shërbimet tek Banka Kombëtare Tregtare.
Sipas denoncimit në fjalë, që në drekë nuk punon bankomati i BKT, ndërsa llogaria në internet nuk hapet.
Gjithashtu denoncuesi thotë se as shërbimi I klientit në telefon, nuk përgjigjet.
“Bankomati nuk punon që në dreke, llogaria në internet nuk hapet. Telefoni, shërbimi me klientin është jasht funksionit”-thotë denoncuesi.
Ndërkohë në një njoftim zyrtar BKT lajmëron klientët se sistemi Qendror Bankar ka probleme teknike, gjë që ka cuar në ndërprerjen e disa shërbimeve.
“Ju informojmë se për shkak të disa problemeve teknike në sistemin tonë Qendror Bankar, kemi ndërprerje në disa shërbume.
Ekipet e IT dhe partnerët tanë globalë po bëjnë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur.
Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin dhe faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”-thuhet në njoftimin e BKT./CNA.al