Bileta…, impossibile. Stadiumi është i vogël për një ndeshje të madhe

“Mendoj se është shumë e vështirë të gjesh bileta per  ndeshjen këtu në Tiranë, UEFA i ka dorëzuar një pjesë të biletave klubit te  Romës, një pjesë  Feyenoord dhe pjesa tjetër është shitur online me një sistem kompleks. Në Tirane nuk ka bileta dhe fatkeqësisht stadiumi është i vogël” –  Kështu shprehet ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, i intervistuar nga transmetuesi romak Rete Sport. Por si do të jetë organizimi për finale ?

“Stadiumi dhe në fakt edhe qyteti janë ndarë në dy zona – përgjigjet ambasadori – për të mirëpritur tifozët e Romës në jug, ndërsa në veri tifozët e Feyenoord. Në jug të stadiumit ka një park të bukur publik dhe atje, tifozët e Romës do të grupohen së bashku, me një zonë tifozësh dhe ekrane gjigante për të ndjekur ndeshjen, veçanërisht për ata që do të vijnë këtu pa biletë. Tifozët holandezë do të vendosen pranë sheshit kryesor të Tiranës. Përsa i përket atyre që do të shkojnë në stadium – shton ai – do të mbërrijnë në stadium nga dy anët e kundërta të qytetit, me korridore të organizuara dhe të shoqëruara nga policia, për të shmangur kontaktin mes dy mbështetësve. Do të ketë një zona e tretë në sheshin Scanderberg, ku do të ketë ekrane të mëdha dhe një zonë ‘neutrale’. Këshilla që mund t’u jap tifozëve të Romës është të shkojnë në zonën e dedikuar për ngjyrat Giallorossi. Ne po punojmë me miqtë menaxherët e Romës në mënyrë që organizimi i eventit mos të paraqesi asnjë problem. Këshilla që mund t’u jap tifozëve është të ndjekin faqen e ambasadës italiane në Tiranë dhe faqen zyrtare të klubit“. Por a ka ndonjë procedurë të veçantë kur mbështetësit mbërrijnë në Tiranë? “Aeroporti i Tiranës është modern, por i vogël – shpjegon ambasadori Bucci -. Me policinë shqiptare dhe ministrinë e brendshme po punojmë që tifozët të kalojnë sa më pak kohë në aeroport. Korridoret nga aeroporti dhe nga porti në të arrijnë në qendër të qytetit, në mënyrë që tifozët të kenë një kalim të qetë me anijet e dedikuara. Stadiumi do të jetë pothuajse tërësisht Giallorossi, sepse shqiptarët do të bëjnë tifo për Romën”.

 

Author: jehona