Në harkun kohor të shtatë muajve, në vend janë shënuar mbi 38 atentate dhe sulme me armë ndaj personit, me një bilanc prej 19 të vrarësh dhe 23 të plagosurish.
Shifrat u bënë publike nga gazetari Elkier Bushkolaj në studion e SYRI TV, ku ai e cilësoi krimin një emergjencë kombëtare, duke argumentuar se ushtria duhet të dalë në terren.
“Pak ditë më parë u mor vendimi për shkrirjen e disa gjykatave, por në fakt duhet të shkrihen disa komisariate, si ai i Kurbinit apo i Krujës.
Bilanci i krimit është i frikshëm. Në shtatë muaj kemi mbi 38 atentate dhe ngjarje kriminale, me një bilanc prej 19 të vrarësh dhe mbi 23 të plagosurish.
Çdo ditë po kapen sasi kokainë në Portin e Durrësit; në Fier u kap një parcele me 25 mijë rrënjë kanabis!
Policia e ka të pamundur të përballet me këtë fluks krimi.
Në terren duhet të dalë ushtria, sidomos në disa zona problematike, si Shkodër, Laç, Krujë, Elbasan, Durrës e Vlorë, ku duhet të kryhen patrullime. Ne e nxorëm ushtrinë për plehrat, e nxorëm në terren kundër Covid-it! Pse ngurrojmë ta nxjerrim kundër krimit?!”- ngriti pyetjen gazetari.