Besart Xhaferri – Thuaji jo regjimit të arrogancës dhe krimit!

Në një postim në faqen e tij të FB, Kryetari I Forumit Rinor të PD, Besart Xhaferri, ju bënë thirrje jo vetëm anëtarëve të organizatës që drejton, por të gjithë qytetarëve të Republikës për të reaguar me pjesmarrjen qytetare në protestën  e 12 Nëntorit. “Gjithseicili duhet të bëj detyrën qytetare duke reaguar kundër arrogances”

Ja postimi i plotë

12 Nëntori është ballafaqimi i radhës që secili qytetar i Republikës së Shqipërisë do ketë me veten!

  • Të dal dhe të bëj detyrën qytetare të ngritjes së zërit kundër arrogancës apo të bojkotoj sepse gjërat nuk ndryshojnë kurrë në këtë vend?

Një dilemë shumë e thjeshtë!

DIL…!

Gjërat nuk ndryshojnë pa kulturën e kërkesës së llogarisë nga sovrani! Protesta është mekanizmi periodik i demokracisë! Votimi është ai final!

Me ne të zgjuar dhe në këmbë “pushteti” kthehet në shërbim publik! Me ne të fjetur ai kthehet ne regjim!

Thuaji jo regjimit të arrogancës dhe krimit!

Dhe nëse je lodhur apo zhgënjyer, gjeje forcën dhe bëje për fëmijën tënd!

 

Author: jehona