Aktori i humorit Bes Kallaku ka folur kohët e fundit për karrierën e tij dhe ka sqaruar raportin me Ermal Mamaqin, pas diskutimeve se kishte ndodhur një sherr mes tyre.
Gjithashtu ai ka zbuluar edhe të vërtetën e lajmeve që qarkulluan se këngëtarja Xhensila Myrtezaj është një pritje të një fëmije, pas fotove të saj të dyshimta.
Aktori ishte i ftuar në një intervistë ku pohoi se karriera e tij po shkon mjaft mirë, madje deklaroi se është “i vetmi humorist në Shqipëri që ka kaq shumë ftesa”. Kjo, sipas Kallakut, vjen si pasojë edhe e faktit që ai ka realizuar edhe disa projekte muzikore.
“Brenda modestisë mund të them që jam i vetmi humorist që kam kaq shumë ftesa, që ftohem kaq shumë të paktën sa i përket Shqipërisë, por duhet ta pranoj që një pjesë të mirë ose meritën më të madhe e ka fakti që unë u futa në linjën e këngëve, në linjën e parodisë, gjë e cila ngjiti dhe u pëlqye nga publiku dhe që rezultoi e suksesshme. Por siç e kam thënë e stërthënë, nuk jam këngëtar jam katunar.”, tha ai për “N’Zoom”.
Ndër të tjera ai u pyet edhe në lidhje me raportin e tij me Ermal Mamaqin, pas një konflikti virtual që patën shumë kohë më parë. Aktori e cilësoi raportin e tyre si “një marrëdhënie normale shoqërore”, dhe shtoi se ata nuk kanë pasur asnjëherë inat profesional me njëri-tjetrin.
“Ne kemi një marrëdhënie normale shoqërore me Ermalin dhe nuk kemi pasur ndonjëherë inat professional me njëri-tjetrin. Të paktën unë e di që se kam por edhe Ermali s’ka asgjë me mua, thjesht kemi zgjedhur secili që të punojë, domethënë që mos të merret me të tjerët por me veten dhe me punët tona.”
Kujtojmë këtu se “sherri” virtual mes dy aktorëve nisi pas një deklarate të Bes Kallakut ku tha se “diferenca mes tyre është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian”. Më pas përplasja vijoi në rrjetet sociale.
Ndërkohë ai foli edhe për blogeren dhe bashkëprezantuesen e tij në emisionin “Kosherja”, Sarah Berishën:
“Sara është e re por Sara deri tani më ka mahnitur me dëshirën e madhe që ka për të punuar edhe për tu angazhuar dhe për tu avancuar. Më ka bërë shumë përshtypje që nga java e parë në javën e dytë ka filluar që ta bëjë edhe publikun për vete edhe stafin për vete. I uroj vetëm suksese, është një sfidë, një trampolinë për Sarën edhe duke pasur në krah një moderator si Bes Kallakun.”, tha ndër të tjera ai.
Në përfunDim ai sqaroi një herë e mirë zërat se ai dhe partnerja e tij Xhensila Myrtezaj janë në një pritje të një fëmije.
“Jo, ju them që është fake. Thjesht kemi shtuar peshë dhe dy javë aty vetëm kemi ngrënë dhe nuk kemi pasur anagzhim ‘palestral”, tregoi ai./Shqiperiaime.com.al