Monza-Udineze 1-2
Monza u mposht 1-2 nga Udinese, humbje që ka tërbuar presidentin Silvio Berlusconi. Pika e parë historike në Serie A po vonon për ekipin e Monzës, që deri tani ka regjistruar tre humbje në kampionatin italian.
Edhe pse kaloi e para në avantazh me anë të Colpanit, bardhezinjtë nga Friuli përmbysën gjithçka me golat e Betos dhe Udogie. Berlusconi ka mbetur i pakënaqur me gjykimin e ndeshjes, duke thumbuar kryesorin Di Bello.
“Ekipi tjetër kishte 12 lojtarë në fushë, pasi arbitri ishte me ta. Gjykim skandaloz! Si quhet arbitri i bukuri? Duhet ta thërrasim i shëmtuari”, u shpreh presidenti i famshëm, i cili luajti me fjalët dhe kritikoi ashpër gjyqtarët e sfidës.
Zero pikë dhe golavarazh 2-8 për Monzën, që takimin e radhës në Serie A do e luajë në kryeqytet përballë Romës së Jose Mourinhos