Berisha: Kam dosjen, vërteton se si qeveria ka korruptuar ambasadorin britanik

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur lidhur me shpalljen non grata nga Britania e Madhe, duke e cilësuar një akt të turpshëm pasi nuk ka asnjë prove kundër tij.

  • Në takimin me rrjetin ndërkombëtar dhe atë vendor të Departamentit Brain Gain & Ekselences, Berisha tha se disponon dosjen që vërteton korruptimin e ambasadorit britanik në Shqipëri Alastair King-Smith nga qeveria “Rama”.

Sipas kryedemokratit, çdo argument që ka shkruar ambasadori kundër tij për ta shpallur non grata janë mashtrime.

Kjo është një betejë, një zonjë shtroi me të drejtë se si ajo e priti shpalljen non-grata nga qeveria britanike. Nuk doja të ndalesha te kjo, por do them vetëm dy fjalë.

  • Kjo është një dëshmi më flagrante e bashkëpunimit të korrupsionit shqiptar dhe ndërkombëtar. Kjo është dëshmia më flagrante se si një qeveri e korruptuar në çdo qelizë, korrupton një ambasador.

Këto që i them këtu, do ua faktoj shumë mirë, se tani unë disponoj dosjen e problemit. Se si një qeveri, korrupton një ambasador të një vendi të mrekullueshëm, të një vendi të mahnitshëm, të një vendi që ka kontribute të mëdha në lirinë e botës siç është Britania. 

Me mashtrime në çdo faqe që ka shkruar. E njëjta gjë është se si korrupsioni i kësaj qeverie, me korrupsionin e multi-miliarderit George Soros, korruptoi një ambasadore, dhe jo vetëm për të marrë një vendim pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë bazë. Me qëllimin e vetëm për të dëmtuar opozitën dhe ndihmuar qeverinë më të të korruptuar. Kjo dëshmon se sa agresive është kjo qeveri dhe sa korruptive është kjo qeveri. Arrin të krijojë ombrellë me korrupsion ndërkombëtar, duke luftuar antikorrupsionin.

  • E vërteta është se në nëntë vite nuk kam bërë asgjë përveç luftës ndaj korrupsionit. Kjo dëshmon se në çfarë situate kastrofale është ky vend. Sa jetike është ndërhyrja e çdo shqiptari për të shpëtuar këtë vend. Kjo do ndodhë. Unë jam i bindur se do ndodhë”,-tha Berisha./Opinion.al

Author: jehona