BËRI 9 MIJË TELEFONATA NË URGJENCË, PËRSE RA NË PRANGA 49 VJEÇARI

Një ngjarje e çuditshme vjen nga Spanja.

Një person kryen plot plot 9 mijë telefonata në shërbime të ndryshme urgjence por ka rënë në pranga.

Arsyeja?!

Sepse telefonatat i kryente me qëllim fyerjen e operatorëve.

Personi i ndaluar, 49-vjeç, ka bërë 3.789 thirrje në numrin 091, 4957 në numrin 112 dhe disa të tjera në Policinë Lokale të Gijón të Spanjës.

Hetimi filloi në prill, pasi Qendra Inteligjente për Komunikimin dhe Kontrollin e Komandës 091 i policisë së Asturias zbuloi vëllimin e jashtëzakonshëm të thirrjeve të bëra nga një njeri i cili “thirri vetëm për të qortuar dhe fyer operatorët“.

Operatorët ishin në gjendje të identifikojnë personin që bën thirrjet dhe u kërkua të ndalonin përdorimin e linjave të shërbimeve të urgjencës.

Tani ai përballet me tre muaj deri në një vit heqje liri ose një gjobë prej gjashtë deri në 18 muaj për mosbindje.

Author: admin