Edhe pse u shpall matematikisht kampion i Spanjës, Real Madrid bën detyrën në La Liga, deri në javën e fundit.
Skuadra e Carlo Ancelotti shkatërroi 6-0 Levanten, në një sfidë ku protagonist absolut ishte braziliani Vinicius Junior, që shënoi tre gola.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0. Ishte Mendy ai që në minutën e 13 hapi serinë e golave, ndërkohë që Benzema dyfishoi shifrat në minutën e 19.
Me këtë gol, sulmuesi francez barazon Raul Gonzalez në listën e golashënuesve më të mirë të historisë së Real Madrid, me 323 gola.
Ronaldo 450 gola me Realin
Në vend të parë vijon të qëndrojë Cristiano Ronaldo, me 450 gola të shënuar me fanellën e bardhë.