Bëni kujdes, kontrolloni emocionet! Horoskopi për ditën e mërkurë, 6 prill 2022

Dashi

Këtë të mërkurë rekomandohet të mbani nën kontroll emocionet dhe të bëni kujdes me veprimet. Në një moment mund të përjetoni pakënaqësi me veten dhe trishtim, për shkak të së kaluarës. Përpiquni ta kaloni këtë situatë dhe të ecni përpara duke menduar me pozitivitet.

Demi

Në pjesën më të madhe të ditës Demat do të jenë të kënaqur. E mërkura premton takime miqësore, udhëtime të shkurtra dhe shkëmbim idesh. Blerjet e mëdha ende nuk janë të mirëpritura. Në dashuri, të lindurit e kësaj shenje do të kenë fat dhe do të ndihen mjaft komodë nën praninë e partnerit/partneres.

Binjakët

Binjakët mund të jenë pak të trishtuar, për shkak të monotonisë së kësaj dite. Nuk parashikohet të përjetoni emocione të veçanta. Një mundësi e mirë është të shihni një film aventurë, ose të bisedoni me njerëz që merren me sport. Në mbrëmje ju rekomandohet të analizoni jetën tuaj personale dhe ta ruani atë nga momentet negative.

Gaforrja

Ka gjasa që të shmangni ftesat për të takuar disa persona të caktuar. Nëse është e rëndësishme që të përmbushni atë që është planifikuar për nesër, duhet të lini mënjanë kohën e lirë. Shmangni aktivitetin ekstrem, pijet e tepërta dhe thashethemet.

Luani

Nesër Luanët nuk kanë gjasa të gjejnë forcën për fitore. Do të ishte mirë t’u përkushtoheni punëve të shtëpisë. Mos u përpiqni të shmangni deficitin financiar apo probleme të tjera financiare, pasi do të jetë e pamundur. Në fund të ditës do të çlodheni duke biseduar me familjarët.

Virgjëresha

Nuk rekomandohet që të kërkoni ndihmë apo këshilla këtë të mërkurë. Pjesa tjetër e fundjavës premton t’ju japë shumë emocione pozitive. Udhëtimet dhe piknikët janë të mirëpritura. Përsa u përket marrëdhënieve personale, nuk është dita e duhur për të bërë deklarata dashurie.

Peshorja

Është e mundur që disa prej jush do të vendosin të transformojnë jetën personale. Kur të hyni në këtë rrugë, mos harroni të llogarisni rreziqet potenciale. Në mbrëmje ka gjasa të flirtoni me dikë që ka shprehur interes ndaj jush. Ata që janë në një marrëdhënie do të ndihen mjaft të përkëdhelur nga partneri/partnerja.

Akrepi

Kohën tuaj të lirë rekomandohet t’ua kushtoni familjarëve dhe të lini mënjanë punët e përditshme shtëpiake. Në fund të ditës janë të mundshme grindjet e vogla në familje, ose konfliktet me fqinjët tuaj. Tregohuni më pozitivë ndaj partneres/partneres suaj.

Shigjetari

Nesër mund të ketë një arsye të re që ju të ndiheni krenarë. Ka gjasa të shpalleni fitues në një garë sportive. Ndoshta mund të zbuloni një talent të ri në muzikë, pikturë, letërsi apo dizajn. Shmangni sportet ekstreme dhe blerjet e nxituara.

Bricjapi

Bricjapët duhet të tregohen të kujdesshëm me miqtë e tyre të ngushtë. Duhet të veproni më me seriozitet ndaj disa çështjeve të rëndësishme. Megjithatë, mund të kërkoni ndihmë në familje për financat tuaja. Nuk rekomandohet të nisni këtë të mërkurë një marrëdhënie të re dashurie.

Ujori

Ujori nesër nuk duhet të kërkojë arsye për të qenë i pakënaqur. Duke u ndjerë të nervozuar, duhet menjëherë të mendoni sesi të dilni nga kjo gjendje. Mendoni pozitivisht dhe mësoni të respektoni ndjenjat e partnerit/partneres suaj. Bëni kujdes me regjimin ushqimor.

Peshqit

Peshqit do të kenë prioritet realizimin e ëndrrës së tyre. Kini besim te vetja dhe mos e humbisni asnjëherë atë. Do të kaloni një mbrëmje të qetë, por pa ndonjë emocion të veçantë./Shqiperia ime.com.al

Author: admin