Një trajtim i lëkurës para gjumit është shërbimi më i mirë që mund t’i “dhuroni” vetes në fund të ditës.
Xheli i Aloe Verës përmban polisakaride të cilat stimulojnë rritjen e qelizave të reja të lëkurës. Ai ndihmon në largimin e shenjave dhe papastërtive të lëkurës. Për shkak të vetive anti-inflamatore ai përdoret edhe në trajtimin e puçrrave në fytyrë.
Para se të vendosni maskën duhet ta pastroni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.
Image result for aloe vera lemon sugar scrub
Ju duhet:
2 lugë çaji xhel Aloe Vera
1 lugë çaji lëng limoni
1 lugë çaji sheqer
Udhëzime mbi aplikimin:
Nxirrni xhelin e Aloe Verës nga një gjethe e saj nëpërmjet një luge ose thike.
E bashkoni në një enë me limonin dhe sheqerin.
Vendoseni përzierjen në fytyrë duke bërë lëvizje rrethore me gishtat tuaj. Lëreni maskën në fytyrë për 15 minuta.
Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.
Bëjeni këtë maskë 2-3 herë në javë, për rezultate më të mira