Bekaj drejt Turqisë, Tirana shfrytëzon krisjet për Albanin…

Sikurse lajmërohet tashmë Bekajt e ka mbyllur marrëveshjen me një klub turk, Manisa e Ligës së Parë. Nga kjo transfertë Tirana përfiton  180 mijë euro nga shitja e kartonit. Ishte një ndarje xhentëllmenësh ku Tirana u tregua e gatëshme të mos pengonte gardianin edhe pse  e kishte ende nën kontratë. Lojtari u bashkua me bardheblutë shtatorin e 2020-ës, teksa u ble nga Tirana për 100 mijë euro prej Prishtinës. Nga ana tjetër, skuadra kosovare do të mbajë një pjesë të shumës 180 mijë euro, sepse skuadra e Prishtinës ka një pjesë të kartonit të Visar Bekajt.

Alban Hoxha

Krisjet e kaherëshme të kapitenit me klubin, kanë joshur gardianin veteran që të rishikojë të ardhmen e tij me Tiranën. Alban Hoxha aktualisht nuk ka ende një kontratë të firmosur me Partizanin.  Pakënaqësitë nga vlerësimi kanë shtuar zërat për një largimj nga “demat”. Kontaktet  e herëpasherëshme të kapitenit me Tiranën,  mungesa në stërvitje kanë shtuar, si dhe pagesa më e mirë që I ofron Tirana, ka bërë që gardiani most ë firmos akoma me “demat”. Zhvillimet janë intensive. Le të presim…

 

Author: jehona