
Beatrix ka qenë së fundmi në vëmendje pas lajmeve se ajo dhe Donaldi i kanë dhënë fund lidhjes që nisi brenda shtëpisë së Big Brother. Dyshja qëndruan larg njëri-tjetrit në festën e organizuar pas finales dhe për më tepër nuk ndiqen më në rrjete sociale.
Orët e fundit Beatrix ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet paksa e mërzitur dhe në një tjetër postim falenderon fansat që e kanë ndihmuar me mesazhet dhe dashurinë që po i dhurojnë gjatë kësaj periudhe të vështirë.
“Dashuria dhe suporti që po marr nga fansat është përtej ç’ka kisha imagjinuar. Jam e mbushur dhe e përlotur sepse njerëzit kujdesen për mua. Kurrë në jetën time nuk e mendoja se do e kaloja këtë. Jeni njerëzit e mi të preferuar, më bëni të lumtur çdo ditë dhe ju dua shumë të gjithëve”, shkruan Trixa./asutimes.com