Bashkëshorti u nda nga jeta 11 vite më parë, Alban Ramosaj i “jep leje” publikisht të ëmës: Sille partnerin në shtëpi, unë jam shumë mendjehapur

Antigona Ramosaj, e ëma e këngëtarëve të njohur Alban dhe Beatrix Ramosaj është një ndër nënat më të famshme të momentit në Shqipëri.

Si rrallë herë ajo dhe Albani kanë vendosur që të vijnë në një intervistë krejt ndryshe. Antigona ka rrëfyer vështirësitë që ka hasur pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit 11 vite më parë. Si një nënë e vetme e dy fëmijëve ajo ka treguar sifdat që ka kaluar për të rritur fëmijët e saj pa bashkëshortin.

Duke qenë se kanë kaluar shumë vite nga humbja e babait të tij, Albani tregoi se sa herë i ka kërkuar që ajo mos jetë më vetëm, por të gjejë një partner.

“Kam shumë kohë që i them të sjellë një partner. Tani nuk e di ose unë jam shumë mendje hapur ose është problemi diku tjetër, por dua të them që lumturitë, dashuria, gëzimet duhet të ndahen që të ndjehen akoma më shumë. Sigurisht që jeton me ne, me familjen, fëmijët, por unë për vete kam shumë qejf që të ketë dike”, tha Albani në emisionin “E diela Shqiptare”.

Sot, Antigona feston ditëlindjen dhe nuk kanë munguar as dedikimet e ndjera të fëmijëve të saj për nënën e tyre.

Këta dy fëmijë, sot janë këngëtarë shumë të njohur... - Showbiz

Antigona Ramosaj - Portali.info

U bë 48 vjeçare, kaq seksi duket motra e Albëries - Bota Sot

Bashkëshorti i vdiq 11 vite më parë, Alban Ramosaj i 'jep leje' publikisht  mamasë: Ta sjellë partnerin e ri në shtëpi! Kam kohë që i them…

Nëna e Beatrix dhe Alban Ramosaj 'sfidon' reperen e huaj - Revista WhoDua që të ketë partner dhe ta sjellë në shtëpi”, Alban Ramosaj flet për  jetën private të së ëmës - Tv Klan

 

 

Author: admin