Çfarëdo që të ndodhë Elita Rudi do jetë gjithnjë krah bashkëshortit të saj dhe do e mbështesë atë. Gjiko, emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli, ka qenë këto kohë në qendër të vëmendjes, pasi një vajzë e panjohur për publikun, e akuzon për mashtrim dhe për abuzim se sual vite më parë.
Edhe pse çështja ka disa ditë që po qarkullon, Elita ka zgjedhur të heshtë. Gjatë kësaj periudhe ajo nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale rreth kësaj çështjeje. Sot ka publikuar një video me Gjikon ku shihen bashkë në makinë teksa i puth dorën. Në këtë mënyrë ajo ka treguar gjithë mbështetjen e saj për partnerin dhe se i shumëzon me zero të gjitha akuzat në drejtim të tij.
Ndryshe nga Elita, Gjiko ka reaguar publikisht për çështjen e bujshme duke deklaruar se e gjitha kjo është një sajesë dhe se kurrë në jetën e tij nuk ka dhunuar askënd. Në një reagim në rrjetet sociale, artisti shkruante se nuk do guxonte ta bënte me një vajzë në një moshë të tillë. Po ashtu ai mohon t’i ketë premtuar dikujt se do e ndihmojë në lidhje me karrierën.
“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare. Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca nar kotike.”– shkroi Gjiko mes të tjerash në një status në Instagram./Shqiperiaime.com.al