“Basha bëri një gafë”, Çani kap detajin e rëndësishëm dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Nuk është shenjë e mirë, ja pse fiton Rama!

Gazetari Arjan Çani, komentoi mbrëmjen e djeshme hapjen e fushatës nga PD-ja.

Çani u shpreh në emisionin ‘Të paekspozuarit’ se Basha ka bërë një gafë të madhe, që nuk ka ftuar në hapjen e fushatës edhe përfaqësues të LSI, për të treguar se ata janë bashkë. Sipas gazetarit, kjo është një gafë e Bashës.

“Me sa kuptova, qenka Basha ai që nuk e ka thirrur. Basha ka bërë një gafë, sepse e pa në 2017-tën. Ai duhet të mësojë nga gabimet e 2017-tës. Pastaj më thoni mua përse fiton Rama, ja përse fiton Rama, sepse në 2017 ju përçau keq dhe Basha i binte LSI dhe jo Ramës.

Këto janë shenja jo të mira për një popull që nuk do Ramën, por ca njerëz që janë bashkë. Ju nuk jeni bashkë“, tha ndër të tjera Çani.

Author: admin