
Barcelona është në mes të ristrukturimit pas një sezoni të vështirë të kaluar. Kompania po investon shumë për t’i dhënë një ekip konkurrues Xavi-t dhe pasi moren Kessié dhe Christensen me parametra zero, ajo ka fituar dyshen Raphinha-Lewandowski për shumen mbi 100 milionë.
Shifra që bëjnë përshtypje, veçanërisht nëse mendohet situata financiare “dramatike” (e përcaktuar si e tillë vetëm pak muaj më parë nga presidenti Laporta) në të cilën klubi ishte nën drejtimin e Bartomeu. Prandaj, tranjeri i Bayern Munichut Julian Nagelsmann bëri vetes pyetjen në konferencën për shtyp: -Si është e mundur që Barcelona mund të shpenzojë kaq shumë?