Lionel Mesi mund të rikthehet të luajë dhe njëherë me Barcelonën. Kjo është ajo që raporton media spanjolle, “Cart Radio”.
Thuhet se klubi blaugrana ka filluar bisedimet për të rikthyer vitin e ardhshëm sulmuesin argjentinas dhe njëherë në “Camp Nou”.
Sezonin e ardhshëm, kontrata e argjentinasit me PSG-në do të përfundojë dhe ende nuk shihet asnjë shenjë për rinovim nga të dyja palët. Kështu Barcelona është gati të përfitojë dhe të dërgojë një ofertë për ta sjellë në skuadër me parametra zero.
Laportra nuk ka humbur nga rasti dhe ka nisure menjëherë bisedimet me agjentin e Mesit dhe është i gatshëm që të pranojë kërkesat e argjentinasit.
Edhe trajneri i katalanasve, Çavi Hernandez, është shprehur nëpër intervista se do të ishte i lumtur që të kishte 35-vjeçarin në skuadrën e tij.