Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka konfirmuar ekzistencën e UFO-ve, që lëvizin me një shpejtësi të paparë dhe që nuk krahasohen me asnjë mjet ushtarak të Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se këto gjëra duhet marrë me seriozitet.
Duke folur në shoun televiziv The Late Late Show me Jasmes Cordon, Obama pranoi se ka pasur qasje në fotografitë e shkrepura ku shfaqeshin UFO-t që ndiqeshin nga ushtria amerikane.
“Ajo çfarë është e vërtetë, se ekzistojnë fotografi dhe video të objekteve në qiell që nuk e dimë me saktësi se çfarë janë.
Nuk mund të shpjegojmë se si lëvizin apo trajektoren e tyre.
Mendoj se njerëzit duhet marrë me seriozitet këtë çështje dhe të mundohen ta hetojnë dhe të mësojnë se çfarë janë”, ka shtuar Obama.
Ai theksoi se ka qenë kurioz për programin e hulumtimit të qeverisë amerikane, sa i përket çështjes së jashtëtokësorëve në kohën kur po kandidonte për president më 2008.