Balerina Adel Lami ishte e ftuar “n’Fermë”, në Top Channel, ku foli për partnerin që mund të bëhet pjesë e jetës së saj dhe kushtet që duhet të plotësojë.
Ajo tha se nuk është materialiste dhe nuk i koncepton fare perdet dhe gjërat e këtij lloji në pajë, por vetëm makina luksoze.
Për këtë tha se dëshiron që partneri t’ia bëjë jetën ashtu siç ia ka bërë ajo vetes.
“Unë mendoj që edhe pajën duhet ta bëjë burri meqë po merr Adelin. Nuk di unë çfarë janë këto, ndonjë makinë, ndonjë lambo… Nuk jam materialiste, por siç ja kam bërë vetes jetën, duhet të ma bëjë dhe ai.
Këtë duhet të dish. Kështu si e kam nisur sot, burrin nga fshati do e marr më duket. Nuk ka më amerikan sot, por shqiptar nga fshati”, shprehet ajo.