Nëse keni menduar ndonjëherë se të kesh një vend bosh pranë jush në një fluturim është qëllimi përfundimtar i udhëtimit, provoni të keni një aeroplan të tërë për veten tuaj.
Sipas CNN, ky ishte skenari i ëndrrave për Phil Stringer, i cili po fluturonte nga Oklahoma për në Karolinën e Veriut të dielën në orën 06.30 të mëngjesit.
- Stringer, një sekser nga Greensboro, kishte rezervuar për këtë fluturim, por në kohën kur mbërriti në aeroport u informua se fluturimin i tij do të vonohej për shkak të stuhive në SHBA.
Ndërsa vonesa bëhej gjithnjë e më e gjatë, Stringer thotë se nisja u shty jo më pak se shtatë herë, pasagjerët e tjerë për shkak të udhëtimit i rezervuan fluturimet e tyre e disa të tjerë hoqën dorë tërësisht duke u larguar, por ai vazhdoi të priste.
Në kohën kur avioni mbërriti në mesnatë, ai ishte i vetmi pasagjer që do të udhëtonte. Ai filmoi procesin dhe postoi një video në Tiktok, duke treguar përvojën e të pasurit një avion të gjithin për vete.
“Unë jam i vetmi person në aeroplan dhe ata kanë një ekuipazh të tërë fluturimi që i sollën nga hoteli që të vinin ta bënin këtë fluturim vetëm për një person”, thotë ai duke buzëqeshur në video.
Së bashku me pjesëtarët e ekuipazhit shihen mjaft të buzëqeshur dhe pozitivë në praninë e njëri tjetrit, mbi të gjitha Stringer thotë se pjesëtarët e ekuipazhit nuk ishin aspak të zemëruar që u “detyruan” të udhëtonin vetëm për një person.